E Diel, 1 Nëntor 2026

Santos presidenti i ri i Kolumbisë

Kandidati i partisë në pushtet në Kolumbi, Huan Manuel Santos, ka fituar rrethin e fundit të zgjedhjeve presidenciale në Kolumbi.

Santos mposhti rivalin e tij nga radhët e Partisë së Gjelbër, Antanas Mockus, me një epërsi prej më shumë se 40 për qind.

Santos ka të njëjtën politikë të vijës së ashpër, si edhe presidenti në largim i Kolumbisë, Alvaro Uribe, kur bëhet fjalë për çështjet e sigurisë.

“Ne kemi qenë të vendosur në luftën kundër terroristëve dhe trafikantëve të drogës.
Dhe pas datës 7 gusht ne do të jemi akoma edhe më të vendosur. Ne kërkojmë lirimin pa kushte të të gjitha pengjeve. Qeveria ime do ti mbajë dyert e hapura për të gjithë ata që duan të heqin dorë nga terrorizmi dhe që kërkojnë të rikthehen në shoqëri. Por po përsëris këtë paralajmërim për grupin FARK dhe grupet tjera të dhunshme. Koha juaj ka marrë fund", tha presidenti i ri i Kolumbisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›