E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-PS: Kompromis për Gjykatën Administrative

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Berisha, tha se maxhoranca është e hapur për amendamentet e opozitës për këtë ligj, duke premtuar se ato do të miratohen nga maxhoranca.

“Do të fokusohemi edhe një herë tek ligji për Gjykatën Administrative. Shfrytëzojë rastin t’i bëjë thirrje sërish opozitës: të trajtojë me seriozitetin më të madh votimin e këtij ligji. Së pari dua të informojë qytetarët shqiptarë se aktualisht 70% e bizneseve shqiptare janë tërësisht të pa mbrojtur”, tha Berisha. Ai shtoi se “në qoftë se opozita është e interesuar për një qeverisje të mirë vendore, ajo voton pa humbur kohë ligjin, sepse edhe një herë 70% të subjekteve private janë totalisht në varësi të pushtetit të saj”.

Ai sqaroi kompromisin që ofronte ndaj opozitës në këtë drejtim, por sigurisht, Berisha ka përmendur një kusht të vetëm, mos shkeljen e një pike sipas të cilës, nuk lejohen emërimet politike në këto gjykata.
“çfarë ofrojmë ne si kompromis, ofrojmë të sjellin mendime për ligjin, duke mos ndryshar nenin që kemi miratuar së bashku, nen sipas të cilit nuk mund të futen në sistemin e drejtësisë fluks nga politika përveç se nga magjistratura. Unë mendoj se kjo është oferta më e sinqertë”, sqaroi kreu i qeverisë.

“Në rast se pushteti nuk është i interesuar të vendos njerëz politik në gjyqësor, pse duhet të dojë opozita? Ndaj unë ftoj opozitën të paraqes amendamentet, si dëshmi e vullnetit të saj për të ndërprerë abuzivitetin e zyrtarëve të saj por natyrisht edhe të qeverisë. I tërë biznesi i mesëm dhe i madh administrohet nga autoritetet tatimore qenmdore dhe jo lokale. Në këtë reformë shumë të rëndësishme deputetët e të gjithë spektrit votojnë për të kufizuar arbitraritetin qeveritar qoftë ai qëndron ose lokal mbi biznesin”, tha më tej Berisha.

Ai shtoi se miratimi i këtij ligji është një “detyrim moral dhe ligjor shumë i madh si i qeverisë dhe opozitës, pasi gjeneratorët e punësimit dhe zhvillimit janë bizneset. Në Shqipëri duhet të dinë qytetarët se 90% e bizneseve janë të mesëm dhe të vegjël, ndaj dhe ligji për Gjykatën Administrative, në një kohë kur ky ligj ka marrë të gjitha votat e komisionit më shumë se një vit më parë, por sigurisht ne mbetemi të hapur për amendamentet që opozita do të sjellë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›