Iran, Ahmadinexhadi akuzon SHBA-të për tensione

Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, sot ka akuzuar Shtetet e Bashkuara, se po krijojnë tensione ndërmjet Iranit dhe Arabëve, duke shtuar e kjo përpjekje do të dështoj.
Komentet e tij u bënë gjatë fjalimit në paradën për Ditën e Ushtrisë, e cila u transmetua në televizion.
Dje, shtetet e Gjirit Arab e akuzuan Iranin për përzierje në punët e tyre.
Në Këshillin e Gjirit Arab përfshihen Bahrejni, Kuvajti, Omani, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.