E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kore e Veriut, kërcënim me luftë ndaj sanksioneve

Koreja e Veriut kërcënon seriozisht. Pas ashpërsimit të sanksioneve ekonomike të vendosura të premten nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, me bekimin e Kinës e Rusisë, shteti komunist bëri menjëherë të qartë se do të ndërmerrte veprime ushtarake në rast se "Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre do të përpiqen ta izolojnë". Qëndrimi i shtetit komunist u bë zyrtar nga agjencia shtetërore e Koresë së Veriut "Kcna". Duke vepruar kështu, shteti komunist sfidon edhe më tej komunitetin ndërkombëtar, duke deklaruar se në këtë rrugë, të gjithë plutoniumin e pasuruar që ka në dispozicion do t‘ia dedikojë armatimit ushtarak. Vetëm pak orë më parë kësaj deklarate, Këshilli i Sigurimit të OKB-së vendosi unanimisht ashpërsimin e sanksioneve karshi shtetit komunist, ku përfshihet edhe inspektimi i çdo anije që dyshohet se shërben për transportimin e materialeve nukleare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›