E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama, nderon viktimat

Presidenti Barak Obama ka drejtuar ceremoninë e nderimit me një minutë heshtje për kongresisten e plagosur Gabriel Gifords dhe gjashtë njerëzit që u vranë në atentatin ndaj saj.

Obama u shoqërua nga zonja e parë Mishel Obama dhe personeli i Shtëpisë së Bardhë. Giford ndodhet nën përkujdesje intensive në spitalin në Tuskan të Arizonës pasi u qëllua nga afërsia.

Në mesin e viktimave janë një gjykatës federal nga Arizona, një vajzë 9 vjeçare dhe një bashkëpunëtor i Gifordit.

Prokurorët e kanë akuzuar 22 vjeçarin Xhared Lagner për një varg akuzash, përfshirë tentativën për vrasjen e një anëtari të Kongresit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›