Mjegulla bllokon fluturimet në Shkup

Mjegulla e dendur ka bërë që aeroporti i shkupit, "Aleksandri i Madh", të mbetet i mbyllur edhe gjatë ditës së sotme. Avjonët të cilët vijnë nga Vjena, Stambolli, Praga, Lubjana dhe Zagrebi janë drejtuar për në aeroportin e Ohrit. Mediat vendase bëjnë me dije se janë anulluar fluturimet nga Budapesti për në Shkup dhe anasjelltas. Ndërsa aeroplanët të cilët duhet të fluturonin në mëngjes herët, kanë pritur në pistë për disa orë me radhë. Sipas sinoptikanëve, kushte të ngjashme atmosferike janë edhe në shtetet fqinje.