E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran/ Lirohet francezja e akuzuar për spiunazh

Mësuesja franceze, Klotilde Reis, e cila nga autoritetet e Iranit ishte akuzuar për spiunazh, është liaruar dhe sot është nisur për në Francë.

Klotilde Reis, 24 vjeçare, ishte arrestuar për dyshim se ka marrë pjesë në demonstrata, pas zgjedhjeve të fundit presidenciale në Iran.
Avokati i saj, Mohamed Sabet, tha se një gjykatë iraniane ka marrë vendim se ajo mund të largohet nga Irani, pas pagesës prej afro 285 mijë dollarëve.
Arrestimi i mësueses Reis i kishte shtuar tensionet ndërmjet Francës dhe Iranit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›