Maqedoni, krerët: Problemet të zgjidhen me dialog
Të gjitha çështjet e hapura të zgjidhen me dialog dhe assesi me dhunë. Ky ishte konstatim i përbashkët i liderëve të partive më të mëdha politike në vend të thirrur në një takim joformal nga presidenti i shtetit Gjorge Ivanov. Derisa ky i fundit vlerëson se nuk është e nevojshme që të thirret Këshilli i sigurimit për të shqyrtuar gjendjen e sigurisë, sepse organet kompetente me sukses po e kryejnë funksionin e tyre.
"Ekziston komunikim dhe çdo problem mund të zgjidhet derisa hapen ato çështje, bisedohet dhe përmes dialogut vihet deri te zgjidhja. Ashtu që është e panevojshme e që duhet theksuar se në këtë kohë për çfarëdo qoftë çështje nuk duhet t'i rrekemi dhunës", tha Gjorge Ivanov, president i Maqedonisë.
Ndërkohë kryeministri Gruevski, as sot nuk dha përgjgije konkrete rreth gjendjes së sigurisë në vend.
"Shkëmbyem mendime për gjendjen në Maqedoni, problemet të cilat na preokupojnë gjendja në rajon... kështu që ky ishte një takim i mirë", shtoi kryeministri Nikolla Gruevski.
"Ne nuk përkrahim asnjë lloj dhune pavarësisht prej çfarë drejtimesh ato vijnë. Dhuna nuk është mjet për zgjidhjen e problemeve me të cilat ne ballafaqohemi në Republikën e Maqedonisë", porositi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
"Maqedonia është vend që po ballafaqohet me probleme serioze, demokracia është e rrezikuar, marrëdhëniet ndëretnike janë përkeqësuar, siç shohim kohëve të fundit edhe gjendja e sigurisë nuk është e mirë", konstatoi Branko Cërvenkovski, kryetarë i LSDM-së.
Në takimin e sotëm të liderëve është diskutuar edhe rreth zgjidhjes së çështjes së emrit, me ç'rast është konstatuar se ky është një problem që bllokon procesin euro-integrues dhe se nevojitet angazhim për të arritur një zgjidhje.