Reali refuzoi Silvan para 10 vitesh

Anësori i Valencias, David Silva, nuk ka mundur të nënshkruajë me Real Madridin dhjetë vite më parë.
"Marca" ka zbuluar sot se Silva ishte provuar në Real dhjetë vite më parë, por nuk ishte pranuar nga mbretërit. Sportivja shkruan se trajnerët e Realit kishin menduar se ai ka qenë tepër i shkurtër.
Tashmë, ky gabim mund t'i kushtojë Realit me 25 milionë euro, pasi presidenti Florentino Perez e ka bërë mesfushorin objektiv kryesor të afatit kalimtar të verës.
Florentino dëshiron që marrëveshja të përmbyllet para Kupës Botërore, duke ditur se edhe Manchester United është duke e kërkuar spanjollin.