E Diel, 1 Nëntor 2026

Kufijtë Kosovë-Maqedoni, Bregu: Qeveria shqiptare përshëndet firmosjen e marrëveshjes

Tiranë, 17 tetor NOA-Marrëveshja e firmosur sot përmes komisioneve shtetërore të Kosovës e Maqedonisë është përshëndetur dhe nga qeveria shqiptare.

Përmes një deklarate për mediat të  zëdhënëses së qeverisë Majlinda Bregu, thuhet se qeveria e cilëson këtë marrëveshje një akt historik në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Sipas Bregut, qeveria e konsideron marrëveshjen e përcaktimit të kufijve mes Maqedonisë e Kosovës si mjaft të rëndësishme me anën e së cilës të dyja vendet japin një kontribut me vlerë për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.

m.i/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›