E Diel, 1 Nëntor 2026

Iran, dënohet Mohammad Ali Abtahi si nxitës i protestave më 12 qershor

Sipas një njoftimi në gazetë në Iran bëhet e ditur se një ish zv/president reformator është dënuar me gjashtë vjet heqje lirie.
Mohammad Ali Abtahi akuzohet se ka nxitur zhvillimin e protestave pas zgjedhjeve presidenciale në qershor, ka njoftuar gazeta "Jahan-e-Eqtesad".
Abtahi që nga viti 1997 deri në vitin 2005 kishte postin e zëvendëspresidentit të Republikës Islamike.
Ai mori pjesë në protestat kundër rizgjedhjes së presidentit të Iranit Mahmoud Ahmadinejad.
Opozita iraniane ka akuzuar udhëheqësin e shenjtë të vendit Ajatollah Ali Khamenei për manipulim masiv të zgjedhjeve.
Rreth 4.000 kundërshtarë të qeverisë janë burgosur, shumë prej tyre janë dënuar edhe me vdekje nga shteti iranian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›