E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poloni, zhvillohet kampionati i dhuntive të veçanta

Shishe, gota dhe akulli kanq qenë pjesë e një shfaqjeje spektakolare të zhvilluar së fundmi në Varshavë të polonisë. Edhe pse delicate si objekte, gotat dhe shishet, e bashkë me to edhe akujt, kanë fluturuar në ajër, duke dhuruar çaste vërtetë të mahnitshme për spektatorët që ishin të pranishëm në finalen e kampionatit të dhuntive të veçanta, me pjesëmarrjen e shumë baristëve. Dhjetëra garues nga e gjithë bota, treguan aftësitë e tyre, që konsistonin në argëtimin e audiencës dhe njëkohësisht edhe në përgatitjen e pijeve. Secili prej pjesëmarrësve kishte gjashtë minuta kohë në dispozicion për të krijuar tre pije të ndryshme në mënyrën më origjinale të mundshme. Pjesë e këtij kampionati të pazakontë ishin xhonglimet me shishe dhe gota, numrat e shpejtësisë me këto sende dhe në fund pija apo koktejet e ndryshme. Juria ka provuar më pas këto pije, duke testuar shijen e tyre dhe ka dhënë edhe një gjykim për performancën e secilit prej 10 baristëve finalistë. Çmimi i parë iu dha Tomasz Malek-ut nga Polonia, i cili sfidoi rivalët nga Britania, Italia, Franca dhe Letonia. Kjo ishtë hera e pestë që Malek shpallej fitues i këtij konkursi dhe pas aktivitetit ai u shpreh i lumtur që arriti të fitonte serish. Polonia siguroi dy vendet e para në këtë kampionat ndërsa vendi i trete u fitua nga Italia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›