Iran, gjykohet shtetasja franceze për protestat pas zgjedhjeve
Irani ka nxjerrë përpara një gjykate një shtetase franceze dhe një punonjëse lokale të ambasadës franceze në Teheran, pas protestave që kundështonin zgjedhjet presindenciale të qershorit. Lajmi u bë i ditur nga agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve, Fars."Në mesin e personave që gjykohen ditën e shtunë është edhe një shtetase franceze e akuzuar se kishte mbledhur informacion dhe ka nxitur demostruesit, si dhe gjithashtu një grua pjesëtare e stafit të ambasadës franceze", raportoi agjencia Fars. Shtetasja franceze Clotilde Reiss, e cila mbahet në burgun Evin të kryeqytetit të vendit, u arrestua në aeroportin e Teheranit më 1 korrik me akuzat për spiunazh, ndërkohë që po largohej nga vendi pasi kishte punuar prej pesë muajsh si lektore e gjuhës franceze në qytetin qendror iranian Isfahan.
Franca ka hedhur poshtë akuzat kundër Reiss dhe i ka cilësuar si të pabaza dhe Presidenti i vendit, Nikolas Sarkozi ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të saj.
Ministria e Jashtme franceze deklaroi më 15 korrik se shtetasja franko-iraniane, e cila punonte në ambasadën franceze në Teheran, ishte arrestuar prej tre ditësh nga autoritetet iraniane. Identiteti i saj nuk u bë public asokohe dhe arsyeja e arrestimit po ashtu.