E Diel, 1 Nëntor 2026

Chavez: Të rikthehet ambasadori venezuelian në Kolumbi

Presidenti venezuelian Hugo Chavez ka urdhëruar rikthimin e ambasadorit venezuelian ne Kolumbi, pak ditë pas tërheqjes së tij, si pasojë e planeve për shtimin e trupave amerikane në shtetin fqinj. Chavez, një kritik i ashpër i SHBA-së, tërhoqi ambasadorin e tij nga Bogota me 28 korrik në shenjë proteste kundër planeve kolumbiane për pranimin e më shumë trupave amerikane në shtatë baza ushtarake dhe pas irritimeve nga akuzat e Bogotas, sipas të cilave Venezuela po furnizonte me armë rebelet marksistë përtej kufirit, në territorin kolumbian. Por përmes një deklarate të papritur pas një takimi të vonë, realizuar mbrëmjen e së premtes për rreth një orë, Chavez plotësoi një kërkesë të një grupi të majtë kolumbian që ka ndërmarre një fushatë paqeje, duke rishikuar vendimin e tij për ambasadorin. "Nikolas, ambasadori ynë Gustavo të ka dhënë të gjitha raportet se do të shkonte, lejoje të kthehet në Bogota. Kthehu në Bogota Gustavo", i tha Chavez ministrit të tij të Jashtëm Nicolas Maduro si dhe ambasadorit Gustavo Marquez. Në këto ditët e fundit, Chavez gjithashtu ka kërcënuar për sankione kompaninë shtetërore kolumbiane të naftës "Ecopetrol".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›