E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, i moderuari Hasan Rohani fiton zgjedhjet presidenciale

TEHERAN- I moderuari, Hasan Rohani fitoi sot zgjedhjet presidenciale iraniane duke i dhënë fund një mandati tetëvjeçar pushteti të konservatorëve, njoftoi sot Ministria e Brendshme iraniane. 

''Rohani, i mbështetur nga kampet reformatore dhe të moderuara, mori 50,68 për qind të votave gjatë zgjedhjeve të djeshme presidenciale, përballë pesë kandidatëve konservatorë'', saktësoi ministria duke cituar edhe rezultatet përfundimtare. 

Rohani ka siguruar mbi 50 për qind të votave, duke shmangur nevojën për balotazh. Në vendin e dytë, me një dallim të madh votash, ka dalë kryebashkiaku i Teheranit, Mohammad Baqer Qalibaf. 

Të drejtë vote kanë pasur rreth 50 milionë qytetarë, ndërsa autoritetet kanë thënë se pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë mbi 70 për qind.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›