Julio Sezar, menaxheri do që ta çojë te Milani
Menaxheri i Karlos Tevez nuk ka diskutuar vetëm për transferimin e sulmuesit argjentinas në Milano, por ka pasur si propozim që te kuqezinjtë të shkojë portieri brazilian Julio Sezar. Ky i fundit ka qenë më parë pjesë e Interit, ndërkohë që u transferua në Angli te QPR-ja, ku qëndroi vetëm një vit.
Aventura u mbyll shpejt, ndërsa menaxheri Kia Jorabçian gjatë takimit me administratorin Galiani hodhi idenë që kuqezinjtë të merrnin në ekip edhe gardianin e përfaqësueses braziliane. Por, nga ana e kuqezinjve, ka ardhur një përgjigje negative sa i përket transferimit të lojtarit. Kjo, pasi klubi italian rinovoi me Abiatin, duke i mbyllur hapësirat për një kalim të mundshëm të Julio Sezarit. Kështu që për “gardianin” brazilian mund të flitet në një të ardhme për kalimin. Ndërkohë që Milani po mendon për të tjera përforcime.
(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)