Kukës, Berisha: Edi Rama kalorës i disfatave blen vota, modeli im 'çan' malet
KUKËS- Kryeministri i vendit Sali Berisha nga Kukësi ku prezantoi kandidatët për deputetë të PD-së në këtë qark, i ka bërë thirrje demokratëve, socialistëve dhe shqiptarëve që nuk janë përfaqësuar nga asnjë parti që të bashkohen së baashku për të vijuar rrugën e integrimit dhe mirëqenies dhe të lënë pas modelin e Edi Ramës, të cilin e etiketoi kalorës të betejave të humbura.
“Letë bashkohemi drejt fitores demokratë socialistë dhe qytetarë të cdo bindje se në pak vite çamë malet, çamë Kalimashin, ndërtuam rrugën e Kombit. Rrugën që bashkoi shqiptarë , rrugën që i dha Kukësit gjallërinë më të jashtëzakonshme. Të bashkohemi, pasi në pak vite në këtë qark ndërtuam qindra kilometra rrugë të reja. Le të bashkohemi demokratë, socialistë dhe të paparti, për të hapur qindra vende të reje pune, për të bërë të vërtetë integrimin tonë në BE. Socialistë dhe të paparti të rrethit dhe qarkut të Kukësit dhe mbarë Shqipërisë, cila është alternativa tjetër. Alternativa tjetër është alternativa për të mbjellë zi, pesimizëm dhe poshtërim kudo. Ju gra dhe burra të Kukësit për atë alternativë nuk jeni të lirë, të lirë ishit vetëm në republikën e etërve të shokut të autobusit. Për alternativën tjetër rrugët tuaj nuk janë reale, shtëpitë që keni ndërtuar ju janë kasolle pa vlerë shkollat që ndjekin fëmijët tuaj janë piramida. Sipas kësaj alternative lëvizje e lirë nuk është e vërtetë, anëtarësimi në NATO është natë për ju. BE nuk ka vlerë se nuk është as bukë as ujë. Kjo është alternativa që mbjell vrer dhe ndjell dëshpërim në cdo vatër dhe zemër shqiptare. Le ta leme ne, Kalorësin e humbjeve dhe disfatave, kalorësin e cdo humbje që është mbyllur në autobusin mavi. Socialistë dhe pa parti ejani me ne. Së bashku do punojmë më shumë. Do asfaltojmë më shumë, do punësojmë shqiptarët , do rrisim rrogat, do ecim drejt Evropës”, bëri thirrje Berisha.
Kryeministri vendit theksoi se në zgjedhjet e 23 qershorit përballen ,dy modele: 'Modeli i Sali Berishës, që djersin për të ecur para, dhe modeli i Edi Ramës që sipas tij ka 270 që nuk ka shkelur në zyrën e punës'.
“Demokratë, socialistë dhe të paparti, sot në do rrugë, cdo sokak dhe shesh, në cdo vatër përballen dy modele, modeli juaj, model i i djersës , guximit dhe suksesit dhe besimit tek vetja, njëri-tjetri, Kukësi dhe e ardhmja, ky është modeli i Sali Berishës që bashkë me ju djersin gjithë ditën për të ecur përpara. Modeli tjetër, model i njeriut që 270 ditë nuk ka shkelur në zyrën e punës. Që merret gjithë ditës me shpifje mashtrime dhe trillime. Modeli i atij që kur ndërtonim rrugën e kombit vërsulte deputetët e tij për të ngritur çadrat në tunelin e Kalimashit dhe nisi grevën e urisë. Ky është modeli i njeriut që kur ne së bashku bëjmë gjithcka për të ecur drejt Evropës, mban peng me 3 ligje, përdor pushtetin e zgjedhësve socialistë për të bllokuar rrugën e integrimit të Shqipërisë”, theksoi Berisha.
Numri 1 i demokratëve, sulmoi liderin e kreun e Partisë Socialiste se ka përdorur në librin e tij fjalët më të ndyra për kolegët, ndërkohë që kujtoi vlerësimin që Rama i ka bërë Goran Brekoviç, këngëtarit sic tha kryeministri që i ka thurur himne, barbarëve që dogjën kosovarët.
“Modeli i Edvin Kristaq Ramës, që në shkrimet e tij nuk ka lënë fjalë të ndryrë pa përdorur për socialistët që udhëheq sot dhe shqiptarët kudo që janë, modeli i njeriut që martohet çdo prag zgjedhje për të mbledhur vota. Goran Brekoviëit i dha çelësin e artë të Tiranës, që u këndoi humbjeve baerbarëve që dogjën të gjallë kosovarët”, tha ndër të tjera kryeministri.
Kryeministri sulmoi kreun e opozitës se fsheh pasurinë, ndërkohë që e akuzoi se po tenton të blejë votat e shqiptarëve që i quan malokë teksa i bëri thirrje kuksianëve ta përçmojnë.
Modeli i tij një njeri që mbush çantat dhe thotë do shkoj te blej votat e malokëve. Përçmojeni njeriun e tij se nuk kana vlen dhe shet njeri, jemi shitur dhe blerë dhe jemi sot të lirë”, përfundoi fjalën e tij kryeministri.
(e.m/BalkanWeb)