Iran, ish-ministri i Kulturës goditet me këpucë
Të gjuash me kepucë një njeri të rëndësishëm, në Lindjen e Mesme tashmë nuk është më tabu, përkundrazi është kthyer në modë.
Siç dihet sipas kulturës islame gjuajtja me këpucë është një nga ofendimet më të rënda që mund të të bëjë një person. Rreth nje vit pasi një gazetar iraken goditi ish-presidentin amerikan Xhorxh Bush, nje gjest i tillë ka ndodhur edhe në vendin fqinjë, në Iran.
Ish-ministri i Kulturës dhe Islamit, Mohammad Hossein Saffar Harandi është goditur me kepucë nga një student gjatë një leksioni në Universitetin e Teheranit, ku ai po perpiqej të bindte studentët se zgjedhjet e qershorit ishin të rregullta.
Lajmin e bën të ditur faqja në internet e liderit të opozitës, Mir Hossein Mussavi, mowjcamp.org. Një video e publikuar në Youtube tregon edhe protestat e studenteve ndaj vizites së ish-ministrit Mohammad Hossein Saffar Harandi.
Përveç dy rasteve të mësipërme, një tjetër rast i tillë ndodhi gjatë muajit të kaluar në Turqi. Drejtori i Bankës Botërore Robert Zoellick, u godit me këpucë nga një student turk ndërsa Zoellick po jepte leksione ekonomie në një universitet të Ankarasë.