Venezuelë, vriten 10 futbollistë kolumbian
Autoritetet venezueliane njoftuan të dielën se të paktën 10 pjestarë të një ekipi amator të futbollit kolumbian u gjetën të vdekur pasi ishin rrëmbyer afër kufirit me Kolumbinë.
Futbollistët kolumbian amatorë të cilët u rrëmbyen para 10 ditësh, u gjendën të vdekur në shtetin perëndimor venezuelian të Tachiras, njoftoi zëvëndës presidenti venezuelian, Ramon Carrizalez.
"Ne jemi duke punuar që të gjejmë edhe një tjetër person pasi fillimisht ishte 12, numir i futbollistëve të rrëmbyer, por njëri arriti të arratisej, një tjetër rezulton i zhdukur, ndërsa 10 të tjerët u gjenden të vdekur."- pohoi zëvëndës presidenti venezuelian, Ramon Carrizalez.
Carrizalez u shpreh se pavarësisht se krimi i rëndë kishte ndodhur në Venezuelë, ky krim ishte shkaktuar nga disa konflikte ku ishin përfshirë një grup kriminal kolumbian i cili kishte lidhje me narkotrafikun.
Kjo vrasje kolektive ka shkaktuar një problem tjetër problem diplomatik mes dy vendeve të Amerikës Latine. Presidenti i Venezuelës pasi u njoftua për tragjedinë, e cilësoi ministrin e Mbrojtjes kolumbian si njeri të vonuar mendërisht. Akuza erdhi pas disa problemeve që ka pasur dy vendet latine pasi Kolumbia pranoi ndërtimin e disa bazave ushtarake amerikane në territorin e saj.