E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, konferencë ndërkombëtare për çarmatimin bërthamor

Iniciativa Tema e saj do të jetë: “Energji bërthamore për të gjithë dhe armë bërthamore për asnjë”

“Irani ka bërë me dije planet e tij për organizimin e një konference ndërkombëtare për çarmatimin bërthamor në datat 17 dhe 18 prill”, deklaroi ministri i punëve të Jashtme të këtij vendi. “Temat e kësaj konference do të jenë ‘energji bërthamore për të gjithë dhe armë bërthamore për asnjë’”, deklaroi zëdhënësi i ministrisë Ramin Mehmanparast, cituar nga agjencia e shtypit Mehr. “Zyrtarë nga vende të ndryshme dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe organizatave joqeveritare janë të ftuar në këtë konferencë”, shtoi ai duke theksuar se lista e të ftuarve do të paraqitet në momentet e fundit. Ndërkaq sipas negociatorit për çështjen bërthamore të Iranit, Said Xhelili ”kina nga ana e saj ka dhënë mbështetjen e saj për këtë iniciativë ku do të jetë e pranishme”. Por nga Ministria e Jashtme e Pekinit burime jozyrtare thonë se ende nuk është konfirmuar pjesëmarrja në këtë konferencë. Kina prej kohësh është shprehur kundër sanksioneve që OKB-ja kërkon të vendosë për shkak të programit të tij bërthamor. Ajo është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Nga ana tjetër Irani gjithmonë ka mëshuar në faktin se pasurimi i uraniumit është bërë për qëllime civile dhe jo për të ndërtuar bombën atomike ashtu si pretendojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Perëndimi. Prej kohësh Teherani ka qenë në qendër të bisedimeve ndërkombëtare për këtë çështje. Sanksionet mund të jenë në lidhje me eksportin e naftës. Sipas Presidentit Ahmadinexhadi, masa të tilla shtrënguese që janë marrë edhe në të kaluarën nuk do të kenë asnjë efekt.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›