E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet e dëborës, bllokohet qafa e Llogarasë

Reshjet e dendura të dëborës kanë bllokuar për disa orë me radhë qafën e Llogarasë dhe rrugën nacionale Vlorë-Sarandë.

Prej tre ditësh kjo situatë ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve, ndonëse kanë lëvizur të pajisur me zinxhirë, si pasojë e ngricës dhe trashësisë së dëborës.

Udhëtarët shprehen të shqetësuar për gjendjen e krijuar, ndërsa bëjnë apel që të merren masa më të rrepta nga të gjitha borëpastrueset e qarkut.

Edhe policia e qarkut të Vlorës në një deklaratë për shtyp u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos udhëtojnë nëpërmjet këtyre akseve pasi rrezikojnë të bllokohen në çdo orë të ditës, apo të natës.

Në këto akse janë krijuar probleme në qarkullim, madje shpeshherë edhe duke krijuar radhë të gjata pritjeje.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›