E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në vitin 2011 u vranë pothuajse 70 reporterë

Dhjetë gazetarë janë vrarë në Pakistan, çka e bën këtë shtetin më të rrezikshëm për t’u mbuluar për të dytin vit radhazi.

Ndërkohë, numri i gazetarëve të vrarë në Lindjen e Mesme këtë vit është dyfishuar, duke arritur në 20. Shkak ka qenë Pranvera Arabe dhe trazirat në Siri, Libi, Egjipt, Tunizi etj.

Një numër po aq i madh është vrarë edhe në Amerikën Latine, ku dhuna e bandave të armatosura ka qenë tepër shqetësuese, tha grupi me bazë në Paris.

Ndërkohë, raportohet se këtë vit janë arrestuar plot 1 044 gazetarë, pothuajse dyfishi i numrit të gazetarëve të arrestuar vitin e kaluar. Përveçse në protestat në botën Arabe, ata janë arrestuar edhe në protestat e zhvilluara në shtete si Greqia, Bjellorusia, Uganda, Kili dhe SHBA-ja./Start/F. P/

                                                                                             2011-12-22 10:54
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›