Iran, një amerikan dënohet me vdekje për spiunazh

Agjencia gjysmë zyrtare iraniane e lajmeve, Fars, raportoi se Gjykata e Iranit ka dënuar iraniano-amerikain, Amir Mirzai Hekmati, me vdekje për spiunazh.
Sipas kësaj agjensie, i dënuari 28 vjeçar, ish pjesëtar i marinës amerikane, që gjithashtu ka edhe shtetësinë iranane, ishte “dënuar me vdekje për bashkëpunim me vendin armiqësor dhe spiunonte për CIA-n”.
Hekmati ishte arrestuar në muajin dhjetor dhe ishte akzuar se kishte stërvitur në një bazë amerikane në Afganistanin fqinjë.
Familja e tij dhe Shtetet e Bashkuara u kanë thënë mediave amerikane se ai kishte udhëtuar në Iran për të vizituar gjyshet e tij.
Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar lirimin e Hekmatit.
Departamenti amerikan i shtetit tha se Irani nuk i ka lejuar diplomatët nga ambasada e Zvicrës, që i përfaqëson interesat amerikane në Teheran, për ta parë Hekamtin, para ose gjatë procesit gjyqësor.