E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kancelarja gjermane Merkel takohet me presidentin Sarkozi

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Nicolas Sarkozy konsultohen sot në Berlin mbi procesin e mëtejshëm të krizës së borxheve në eurozonë. Të dy liderët shpresojnë të bien dakort për hapa konkretë para samitit të ardhshëm të posaçëm në fund të janarit. Gjatë një takimi të mbajtur së fundmi, u diskutua lidhur me zbatimin e marrëveshjes ndërshtetërore të iniciuar nga të dyja vendet për më tepër disiplinë fiskale. Për krijimin e një të ashtuajturi union fiskal kishin rënë dakord në dhjetor 23 nga 27 vendet anëtare të BE-së, pasi një zgjidhje e përbashkët kishte dështuar me veton e Britanisë së Madhe. Kriza financiare private dhe krizat shtetërore të borxheve kanë bërë që vendet e eurozonës të kenë mosmarrëveshje të mëdha me njera-tjetrën.
E gjitha filloi me një bum kredish masive në periferitë e Europës, në Jug dhe në Irlandë. Kjo, sepse bankat dhanë kredi me shumë lehtësi dhe mbanin shumë pak kapital të vetin”, thotë eksperti i ekonomisë dhe këshilltari qeveritar, Clemens Fuest. Deri tani obligacionet shtetërore konsideroheshin si investime pa rrezik. Për të blerë këto lloj bonosh, bankave nuk u duhet të depozitojnë asgjë si garanci. Edhe kjo çoi në rritjen e borxhit të shteteve. Për të shlyer këtë borxh, vendet deficitare duhet të eksportojnë më shumë dhe të arrijnë një suficit të bilanceve. Për këtë duhet të rritet aftësia konkurruese e vendeve periferike. Gjithashtu, edhe vendet deficitare duhet të përballojnë rënie të mëtejshme të mirëqënies për t`u bërë përsëri konkurruese. Megjithatë, vështrimi nuk mund të përqendrohet vetëm tek shtetet me borxhe. Sepse deficitet e njërit janë tepricat e të tjerëve. Edhe këto zhbalancime të mëdha në zonën e euros kanë çuar në problemet aktuale – shpejgojnë ekspertët e ekonomisë.  
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›