Iran, pesë të dënuar me vdekje pas kontestimit të Ahmadinejad
Në lidhje me trazirat pas rizgjedhjes së kontestueshme të presidentit Mahmoud Ahmadinexhad në Iran deri më tani janë dënuar me vdekje pesë persona.
Duke iu referuar Ministrisë së Drejtësisë, televizioni shtetëror iranian deklaroi që të pesë personat ishin anëtarë të grupeve të armatosura terroriste apo i kishin mbështetur këto grupe në organizimin e tyre.
Kundër 81 të akuzuarve, sipas drejtësisë, së shpejti do të ketë dënime që do të shkojnë nga gjashtë muaj deri në 15 vjet. Ndërkohë bëhet e ditur se tre të akuzuar janë deklaruar të pafajshëm dhe janë lënë të lirë.
Protestat e përgjakshme pas zgjedhjeve presidenciale të 12 qershorit kishin shkaktuar krizën më të rëndë politike në Iran që nga dita e themelimit të Republikës Islamike para 30 vjetësh.
Më shumë se 4 mijë persona që iu kundërvunë qeverisë u arrestuan. Gjithashtu 140 prej tyre janë akoma në proces gjyqësor.