Iran plane per nje tjeter central berthamor

Arkiv Presioni i vendeve perëndimore dhe sanksionet ndërkombëtare nuk trembin Iranin në zhvillimin e mëtejshëm të programit të tij bërthamor.
Përkundrazi, Republika Islamike synon ndërtimin e një centrali të dytë bërthamor, e për këtë do të shfrytëzojë ndihmën dhe eksperiencën e Moskës.
Kështu deklaroi nga Nju Jorku, ku ndodhet për punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad. Ahmadinexhad tha se kanë nisur kontaktet me Rusinë për projektin e dytë.
“Kanë nisur takimet me ekspertët rusë mbi këtë temë, por bëhet fjalë për bisedime të përgjithshme, pa hyrë në detaje”, tha Ahmadinexhad.
Rusia dhe ekspertët e saj ndërtuan centralin e vetëm bërthamor që ka Irani, atë në jug të vendit, Bushehr, i cili pritet të hyjë në funksionalitet të plotë në fund të këtij viti.
Programi bërthamor iranian është kundërshtuar ashpër nga perëndimi, vecanërisht SHBA, që akuzon Teheranin se po përpiqet të ndërtojë një bombë bërthamore. Nga ana tjetër, Republika Islamike, ka hedhur poshtë akuzat amerikane dhe ka refuzuar heqjen dorë nga projekti bërthamor, i cili sipas tyre, shërben vetëm për qëllime paqësore, kryesisht në mjekësi.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Bulqizë, rëndohet gjendja e minatorëve
Dy prej tyre probleme me zemrën
Azotiku i Fierit shkrihet pa tender
Zhvillohet “Dita e biznesit shqiptar në Moskë”
Kukan: Shqipëria nuk ka përparim
Jarinjë, serbët heqin telat e KFOR-it