Geithner Presim sinjal vendimtar nga BE

Sekretari amerikan i Thesarit, Timothy Geithner u ka bërë thirrje liderëve evropianë në samitin e G20-ës në Uashington, që të dërgojnë “sinjale vendimtare” për të treguar se kanë një strategji për të ndalur krizën e borxhit.
Zoti Geithner tha se ka pasur një gërryerje të besimit dhe se një veprim i shpejtë do të kishte një “shpërblim të madh”. Megjithatë, ai shtoi se beson se Evropa do të bëjë gjënë e duhur.
“Gjëja më e rëndësishme që duhet të ndodhë tani është të shohim një sinjal vendimtar nga liderët evropianë, se kanë një strategji që mund të rigjenerojë besimin në vullnetin e tyre”, tha Geithner, duke shtuar se veprimet duhen ndërmarrë shpejt. Liderët e BE të dërgojnë sinjale vendimtare për të treguar se kanë një strategji për të ndalur krizën e borxhit
Timothy Geithner
Sekretari amerikan i Thesarit
“Këto gjëra kanë një dinamikë të tillë që, sa më shumë të presësh, aq më të vështira bëhen për t’u zgjidhur. Veprimet e shpejta vlerësohen maksimalisht”, shtoi Geithner, i cili në samitin e Polonisë adresoi një sërë kritikash ndaj vendeve të BE.
Komentet e zotit Geithner vijnë në fund të një jave tjetër të karakterizuar nga paqëndrueshmëri në tregjet botërore.
Disa ditë më parë shefja e FMN-së, Christine Lagarde tha se është i nevojshëm një veprim kolektiv për të larguar pasiguritë ekonomike.
Ndërkohë, kancelari britanik George Osborne paralajmëroi gjithashtu se liderët evropianë kanë gjashtë javë për t’i dhënë fund krizës.
Ministrat e Financave të G20 aktualisht janë mbledhur në Uashington, ku po mbahet gjithashtu takimi vjetor i Bankës Botërore dhe FMN-së.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Bulqizë, rëndohet gjendja e minatorëve
Dy prej tyre probleme me zemrën
Azotiku i Fierit shkrihet pa tender
Zhvillohet “Dita e biznesit shqiptar në Moskë”
Kukan: Shqipëria nuk ka përparim
Jarinjë, serbët heqin telat e KFOR-it