E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, pranohet rinumërimi i votave

Teheran - Votat e zgjedhjeve presidenciale të mbajtura këtë fundjavë në Iran do të rinumërohen edhe një herë. Këshilli i Gardianëve në Teheran i tha “PO” rinumërimit, ku në të parin fitoi presidenti në fuqi Mahmud Ahmedinexhad.

Ky vendim është marrë pas kërkesës së liderit të opozitës Musavi, i cili kërkoi anulimin e zgjedhjeve duke i cilësuar ato të manipuluara. Irani ditët e fundit është përfshirë nga demonstrata të fuqishme, ku mbështetësit e Musavit kërkojnë anulimin e zgjedhjeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›