E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komplot kundër qeverisë turke? Erdogan kërkon hetim

Ankara- Kryeministri turk Tayyip Erdogan bëri thirrje sot që organet e drejtësisë të kryejnë një hetim të plotë dhe të shpejtë lidhur me një njoftim, që aludon se ushtria turke po përpiqej të diskreditonte partinë AK.

Prokurorët ushtarakë kanë filluar një hetim lidhur me njoftimin e një të përditshmeje turke, që shkruante se ushtria kishte përgatitur një plan sekret për të ndaluar shkatërrimin e rendit laik të Turqisë nga partia në pushtet AK.

Përmes një fjalimi drejtuar anëtarëve të grupit parlamentar të partisë së tij, kryeministri Erdogan deklaroi se qeveria do të ndërmerrte të gjitha hapat ligjorë për të zbuluar se "kush qëndronte pas njoftimit të gazetës", që ka shtuar tensionet ndërmjet partisë së tij AK dhe ushtrisë së vendit të madh mysliman.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›