KE financon AKP-në për privatizimet
Prishtinë -Komisioni Evropian financoi Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) që të rrisë kapacitetet administrative dhe menaxhuese me qëllim që ajo të kujdeset për vazhdimësinë e procesit të privatizimit. Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian dhe AKP nënshkruan sot marrëveshjen për grantin e dytë për financimin e AKP-së, që do të hyjë në fuqi më 16 qershor 2009. Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian ka dhënë gjashtë milionë euro nga programi për 2008 i Asistencës nga Instrumenti për Paraanëtarësim (IPA) për të bashkëfinancuar një projekt 14 milionësh, i cili do t’i mundësojë AKP-së të përmbushë mandatin e saj.
"Ky grant është vazhdimësi e mbështetjes së ofruar nga IPA 2007 për të zgjeruar edhe më tej procesin e privatizimit dhe likuidimit në Kosovë'', bën të ditur Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Prishtinë. Ofrimi i asistencës për Agjencinë e Privatizimit përbën një mbështetje të drejtpërdrejtë nga Komisioni Evropian për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për të ruajtur stabilitetin e saj makroekonomik dhe të tregut.