Iran, arrestohen dy zyrtarë të rëndësishëm reformatore
Teheran - Dy udhëheqës të rëndësishëm reformatorë në Iran janë arrestuar mbrëmë nga autoritetet e këtij vendi. Ata janë Said Hajarian dhe Mohamed Ali Abtahi, që të dy bashkëpunëtorë të ish-presidentit Mohamed Khatami.
"Sot në mëngjes, tre-katër persona civilë arrestuan Said Hajarian me urdhrin e prokurorit të përgjithshëm të Teheranit Said Mortazai", i deklaroi Issa Saharkhiz, anëtar i fushatës së reformatorit Mehdi Karubi.
Hajarian ishte këshilltari i presidentit Khatami. Ai është plagosur kohë më parë me armë zjarri dhe është pjesërisht i paralizuar. Ndërkohë që gëzon një popullaritet në radhët e studentëve.
"Po kështu, Abtahi është arrestuar në shtëpinë e tij", i deklaroi Majid Ghadamali, shefi i kabinetit të tij. Abtahi ishte shef i kabinetit të presidentit Khatami përpara se të bëhej zëvendëspresident i ngarkuar me marrëdhëniet me parlamentit.
Ditët e fundit janë arrestuar disa zyrtarë reformatorë, disa prej të cilëve janë liruar.
Ministri i Zbulimit, Gholamhosein Mohseni-Ejeie, deklaroi se "janë arrestuar 26 përgjegjës të trazirave të ditëve të fundit", njoftoi agjencia “Fars”. Ai kërcënoi se do të arrestonte përgjegjës të tjerë të trazirave.