Puna dhe gjesti i kryeministrit Rama
Puna e opozitës është fjala; fjala e qeverisë është puna”. Është një devizë tepër e gjetur e kryeministrit të ri Edi Rama. Godet nga pikëpamja e marrëdhënieve publike, e përcjell optimizëm se kohëra të mira paskëtaj do vijnë. Por pa u zbehur efekti optimist i kësaj filozofie të Rilindjes, erdhi akti konkret, ai që shkon përtej fjalës, e që i bie të jetë “puna” e kryeministrit të ri, si një ilustrim praktik i proverbit se “nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë”.
“Puna” e parë si kryeministër ishte vendimi për “Zëvendësimin e portretit të Presidentit të Republikës në ceremonialin zyrtar me portretin e themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemalit”. Ndryshimi është bërë në Ceremonialin Zyrtar të Republikës së Shqipërisë, një VKM (Vendim i Këshillit të Ministrave), e miratuar në 23 prill 2004, nga qeveria e kohës e kryeministrit Fatos Nano. Sipas kësaj VKM-je, e gjithë administrata publike nga titullarët e dikastereve të larta e deri në nivel drejtor drejtorie, duhej të mbanin në zyra portretin zyrtar të kreut të shtetit. Një vendim i respektuar ndër vite, pavarësisht baltës politike që i është hedhur individëve, që kanë qenë në krye të shtetit, nga krerët të ndryshëm të ekzekutivit shqiptar.
Ish-kryeministrat Fatos Nano e Sali Berisha kanë mbajtur në zyra portretet e Alfred Moisiut e Bamir Topit, edhe pse marrëdhëniet mes tyre kanë njohur ulje-ngritje sistematike. Vendimi është respektuar nga të gjitha zyrat e tjera shtetërore, përfshi përfaqësitë tona diplomatike nëpër botë. Kjo, pasi në kuadrin kushtetues, Presidenti i Republikës njihet si institucion, e jo si individ, e qasja ndaj tij duhet të jetë vetëm në këtë cilësi. Mund të mos pëlqesh individin, por je i detyruar të respektosh institucionin. Kjo gjë dallon shtetin nga një shoqatë a organizim partiak.
E me këtë “punë” z.Rama tregoi se ende nuk e ka perceptuar dallimin.
Pas 100 vitesh shtet, edhe mund të ketë ardhur koha e reflektimit për nderimin e figurës së themeluesit të shtetit shqiptar, qoftë edhe duke e përshirë në ceremonialin zyrtar, duke zëvendësuar portretin e kreut të shtetit, një reminishencë që e kemi trashëguar nga e kaluara komuniste, kur portretet e byroistëve shpeshherë “zbukuronin” përçudnueshëm edhe muret e banesave të shqiptarëve.
Por ky është një vendim që nuk mund të merret nga një individ, sidomos kreu i ekzekutivit, aq më pak si “mbajtje premtimi elektoral”.
Është e njohur se nuk mundet të gjendet një sistem ligjor, që të jetë i pëlqyeshëm nga të gjithë e për çdo kohë, pasi evolucioni edhe i shoqërisë na përball vazhdimisht me sisteme të reja vlerash e rregullash. Idealja është që ato të harmonizohen me njëra-tjetrën, e jo të imponohen me vullnete individuale, sepse me të njëjtën logjikë mund të ndryshohen edhe nga pasardhësit. Kjo të fut në një spirale që nuk të çon askund.
A po bën kryeministri Rama diçka të paparë a të pandodhur në të shkuarën tonë të afërt a të largët? Absolutisht jo! Precedenti me të njëjtën “punë” u takon paraardhësve të tij demokratë. Ish-kryetarja e Parlamentit, Topalli, shfrytëzoi rikonstruksionin e selisë së Kuvendit për të “zhdukur” nga muret foton e Presidentit të kohës Bamir Topi, me të cilin mazhoranca e djathtë kishte nisur luftën politike. Fatmirësisht “puna” e znj. Topalli nuk u pasua nga kryeministri Berisha, i cili pavarësisht nga qasja e njëjtë politike, as e hoqi foton e Bamir Topit nga zyra, e as e ndryshoi ceremonialin e shtetit, për të legjitimuar gjestin e Topallit. Por si kryeministër, me këtë indiferencë institucionale ndaj shkeljes së ceremonialit, nxiti edhe kryetarë bashkish e komunash të djathtë që të bënin të njëjtën gjë. Madje, një pjesë e tyre e zëvendësuan portretin e Bamir Topit me atë të Sali Berishës.
A duhet të jetë justifikim ky precedent? Kjo është pyetje, përgjigja e së cilës ka të bëjë me atë që duhet common sense, vetëdije bazike.
Me “punën” e tij të parë, kryeministri Edi Rama veçse na shpluhurosi kujtimet, jo aq të zbehta të paraardhësve të tij, kur vendime të caktuara me ndjeshmëri publike e institucionale merreshin e zbatoheshin me shpejtësinë e dritës. Madje Edi Rama, si një novator i njohur, ua kaloi edhe paraardhësve të tij, sepse shkoi për të bërë “punën” e parë me portret, çekiç e gozhdë në dorë, përpara se të ulej e ta merrte si vendim.
Me të drejtë Presidenti i Republikës e konsideroi “gjest” këtë “punë” të parë të kryeministrit të ri. Qasja ndaj individit që është në atë funksion, në fakt e ka të çimentuar paragjykimin që prej 21 prillit 2008, kur Edi Rama u bashkua me Sali Berishën, që zgjedhja e Presidentit të Republikës të miratohej me shumicë të thjeshtë në parlament, njëlloj si kreun e çdo agjencie shtetërore, duke i cenuar figurën jo vetëm morale institucionit, që Kushtetuta e njeh si përfaqësues të shtetit në botë, e simbol i gjallë i unitetit të popullit. Gabimit të pranuar publikisht të 21 prillit, Rama i shtoi edhe një tjetër goditje, tashmë nga karrigia komode e kreut të qeverisë. Nëse atëherë justifikimi ishte se e bëri nga halli, për shkak të llogarive politike, tashmë ky mund të quhet një gjest qejfi, nga pozita e “të fortit”, një shfryrje e qasjes personale ndaj individit që është në krye të shtetit, për zgjedhjen e të cilin as nuk u pyet, e as e votoi. Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, që dikur mbante në zyrat e veta (në paradhomë më saktësisht), portretin e kreut të shtetit, tashmë kryeministër, nuk e pranon atë portret në asnjë nga zyrat shtetërore, e meqë ka edhe gurin edhe arrën, e ligjëron zëvendësimin me një VKM. Ky është një gjest që flet e ngjit shumë më tepër, se devizat shumë të goditura të kryeministrit Rama. Është një shembull se si kryeministri i ri po ruan qasjen e vjetër ndaj institucioneve, rregullimi i të cilave është bërë nga paraardhësit.
Në një sistem demokratik, vullneti i shumicës është baza kryesore e legjitimitetit të çdo akti juridik. Ky është dimensioni i njohur i demokracisë dhe i shtetit të së drejtës, që është pjesë përbërëse e tij .
A mjafton vetëm kriteri i zgjedhjes së përfaqësuesve për të legjitimuar çdo lloj vendimi të marrë prej tyre si të drejtë? Vendimi rrufe e pa mundësi apelimi, është “një punë” e nxituar, që nuk mund të justifikohet me një milion vota që e donin Ramën kryeministër, treqindmijë më pak se ato që nuk e donin në atë pozicion, në Shqipërinë 2.8 milionë banorëshe sipas regjistrimit të fundit të INSTAT, që nuk llogarit emigrantët. Pyetja që do marrë përgjigje edhe në “punët” e ardhshme të qeverisë ‘Rama’ është: A do realizohet Rilindja si vullnet i këndvështrimeve individuale, që hedh në plehra, si pa të keq çdo normë të paravendosur, në një që vend ka vuajtur jo pak në diktaturë e demokraci, pikërisht për shkak të vullneteve pasionante personale, të cilat vetë z.Rama i kritikon?