E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore, Kume: Dy kriteret që duhen

Angazhimi i personave jo politikë në administrimin e proceseve zgjedhore do të sillte besueshmëri më të lartë nga partitë politike.

Ish kryetari i KQZ-së Kristaq Kume thotë se administrimi i zgjedhjeve nga persona që nuk janë vënë në atë pozicion nga partitë politike do ta bënte procesin zgjedhor më pak të kontestueshëm nga palët politike.  “Edhe numërimi elektronik i votave do të bënte që të realizohej një proces i pranuar nga të gjitha palët” thotë Kume.
 

Duke iu referuar punës në komisionin e reformës zgjedhore Kristaq Kume thotë se duhet qartësuar me ligj se kur kandidatët duhet të japin dorëheqjen nga postet kur futen në garë ndërsa shton se reklamat qeveritare duhen mirëpërcaktuar gjatë fushatave.
 

Ndërsa ishte parashikuar që komisioni i reformës zgjedhore të finalizohej në fund të muajit mars. Palët kanë rënë dakort që puna të shtyhet deri në fund të muajit prill.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›