Kreu i Ligës Arabe shtyn vizitën në Siri
Kreu i Ligës Arabe ka shtyrë, në minutën e fundit, udhëtimin e planifikuar për në Siri gjatë të cilit pritej të kërkonte ndalimin e shtypjes së protestave nga regjimi i presidentit Bashar Al Assad.
Agjencia siriane e lajmeve SANA njoftoi se qeveria i ka kërkuar sekretarit gjeneral të Ligës Arabe, Nabil al Arabi, ta shtyjë vizitën e tij për në Damask.
Sipas raportit, vizita do të zhvillohej në ditët në vijim por nuk ka dhënë detaje se përse u shty.
Al Arabi pritej të ushëtonte sot drejt Sirisë për të shprehur qëndrimin e Ligës Arabe, sipas të cilit duhet të ndalen incidentet e dhunshme në Siri dhe të punohet në reformat politike e ekonomike në vend.