E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran virusi bllokon centrifugat nukleare

Disa centrifuga te angazhuara per pasurimin e uraniumit ne impiantet berthamore te Iranit jane goditur nga nje virus informatik.

Lajmin e ka bere te ditur vete presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad ne nje konference per shtyp ku virusin ia ka atribuar Stuxnet-it.

Kane arritur te krijojne probleme tek nje numer i kufizuar i centrifugave tona ne impiantin e Natanzit me programin qe kane instaluar ne pjeset elektronike ka deklaruar Ahmadinejad.

Nderkohe po sot ne Iran nje shkencetar i fizikes berthamore humbi jeten ne nje shperthim ndersa nje tjeter u plagos ne nje atentat analog.

Duke reaguar per ngjarjen presidenti Ahmadinejad ka akuzuar ne menyre direkte fuqite perendimore dhe Izraelin.

Ndersa dokumentet e publikuara ne faqen Wikileaks ai i ka cilesuar si pjese te nje lufte psikologjike te Shteteve te Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›