Wikileaks zyrat ne nje bunker

Vendi i vet i origjines dha goditjen e pare. Australia premtoi te mbeshtese cdo veprim ligjor qe Shtetet e Bashkuara mund te vendosin te ndermarrin ndaj aktivistit te internetit. Ne kendveshtrimin tone - deklaroi ne Kanberra prokurori i pergjithshem Australian Robert McClelland --nje sere ligjesh jane shkelur me kete levizje qe policia federale e vendit po i kontrollon imtesisht.
39-vjecari e krijoi Wikileaks-in ne 2006-ten si nje organizate mediatike jo fitim-prurese qe publikon dokumenta jo zyrtare pa ekspozuar burimin. Zyrat ku perpunohen keto te dhenat e hidhen ne internet sic ka rrefyer ai vete eshte nje bunker thelle nentoke por nuk tregoi se ku ndodhet saktesisht. Na pergjojne kane vene pergjues neper mure do te shprehej ai. Duhet te levizim edhe prej andej nuk eshte me vend i sigurte.
Pas akuzave per perdhunim dhe ngacmime seksuale Assange do te shfaqej ne publik i dobesuar nervoz i zbehte kembengules ne pretendimet se ishte e gjitha nje farse nje gracke e ngritur me shume kujdes per ti rrenuar imazhin dhe kredibilitetin pas publikimit te dokumenteve sekrete mbi luften e Irakut dhe ate te Afganistanit. Per kete njeri jeta ka qene nje arrati e vazhdueshme. Ne 1995-en u akuzua bashke me nje mikun e tij per aktivitete piraterie. Ne ate rast u kap pranoi fajesine e u gjobit me mijera dollare australiane. I shpetoi burgut vetem me kushtin qe te mos e perseriste gabimin.
Per tre vjet punoi paskesaj me akademiken Suelette Dreyfus e shkroi me te nje liber qe do te kthehej ne nje bestseller te vertete ne boten e informatikes. Por me Wikileaks gjeti vokacionin e vertete e sigurisht edhe telashet qe mesa duket nuk e ndalojne ti shkoje deri ne fund iniciativave te veta madje as kur flitet per akuza te materializuara ne mandate-arresti.