E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, sekuestrohen drogë dhe armë, një në pranga

Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut të Durrësit, bënë të ditur se gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Ernest Alia, 38 vjeç, lindur dhe banues në Mamurras janë gjetur dhe sekuestruar 9.35 kg cannabis sativa, dy armë automatike, 1065 fishekë të kalibrave të ndryshëm si dhe dy mjete për presimin e lëndës narkotike.Sipas të njëjtave burime, Alia është bashkëpunëtor i shtetasve Flamur dhe Shkëlqim Xeka, po nga Mamuraasi të cilët u arrestuan natën e kaluar pasi tentuan të kalonin drejt portit të Barit (Itali) një sasi prej mbi 14 kg lëndë narkotike cannabis sativa, të ppresuar dhe të fshehur në autoveturën tip Fiat unto me targë BG 820 XV. Burimet saktësuan se lënda narkotike ishte porositur në Itali me një çmim prej rreth 2 mijë euro për çdo kg dhe malli i marrë në Mamurras do të transportohej drejt Italise nga kushërinjtë Xeka.Materialet proceduriale për veprat penale të trafikimit, prodhimit e shitjes të lëndëve narkotike në bashkëpunim dhe mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake do t'i kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë për Krimet e Rënda-përfunduan burimet e policisë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit forcat e policisë së Durrësit kanë bllokuar mbi 45 kg lëndë narkotike cannabis sativa.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›