Irani ka kapur një tjetër avion pa pilot të SHBA

Ushtria iraniane bëri me dije se ka kapur një avion pa pilot të Shteteve të Bashkuara. Ushtria theksoi se avioni është kapur në ujërat e Gjirit.
Sipas BBC, Garda Revolucionare tha se ka arritur të kapë një avion ScanEagle, një nga drone-t më të vegjël e më pak të sofistikuar të amerikanëve.
Admirali Ali Fadavi tha se avioni po kryente disa fluturime njohje.
SHBA thotë se po verifikon raportimet.
ScanEagle është një drone i vogël, krahët e të cilit hapen deri në 3 metra. Është një avion me kosto të ulët, i ndërtuar nga Insituti, një degë e Boeing.
Ende nuk dihet se si është kapur avioni.
Muajin e shkuar SHBA bëri me dije se aeroplanët iranianë kanë qëlluar një drone amerikan në hapësirën ndërkombëtare. Por Irani tha se avioni kishte hyrë në hapësirën e tyre ajrore.
Një vit më parë mediat iraniane transmetuan pamje të një drone RQ-170 Sentinel, që ishte kapur në mënyrë elektronike nga iranianët. SHBA tha se avioni kishte pësuar një defekt./Indeksonline/