Plani i Tiranës, akuza Ramës
Tiranë - Partia Demokratike ka akuzuar sot kryetarin e Bashkisë Tiranë Edi Rama se po vazhdon të mbajë peng planin urbanistik të Tiranës. Zëdhënësja e Partisë Demokratike Erla Mëhilli në një deklaratë për mediat tha sot se "Edi Rama vazhdon të mbajë peng planin rregullues urbanistik të Tiranës dhe të mashtrojë me cinizëm të gjithë qytetarët se ai, ia ka dorëzuar këtë plan Këshillit Bashkiak".
Mëhilli shtoi më tej se "Rama nuk e dorëzon këtë plan, se ai është në funksion të Koços dhe Dulakut , të cilëve u ka dhënë dhjetëra hektarë troje publike për të ndërtuar pallate 18 katëshe në hyrje të Tiranës dhe në zona të tjera të Kryeqytetit".
"Rama nuk e dorëzon planin rregullues sepse po ta bënte këtë gjë- deklaroi Mëhilli- nuk do të mundte që në një mbledhje të vetme të miratonte 19 leje ndërtimi,për të shndërruar në beton zona të tëra që janë për gjelbërim".
Mëhilli bëri të ditur se "Partia Demokratike shpreh bindjen se me ngritjen e Komisionit Hetimor parlamentar, tiranasve do t'u rikthehet plani i qytetit të tyre’