E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani: Ndërhyrja nga jashtë, destabilizim për Sirinë

Ministria e jashtme e Iranit ka deklaruar se udhëheqësit e vendit janë të shqetësuar se përzierja e jashtme do “të destabilizojë” situatën në Siri.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Ramin Mehmanparast, më tej tha për gazetarët se Irani hedh poshtë kritikat nga organizata Vëllazëria Myslimane se Teherani e ndanë fajësinë për masakrën e civilëve në Siri,duke qenë se furnizon me armatim qeverinë e Sirisë.

Mehmanparast shtoi se Irani “absolutisht” nuk përzihet në punët e brendshme të Sirisë, ndonëse është aleati kryesor i Iranit në rajon. Ndërkoqë që shtoi se 11 iranianët, që aktualisht janë rrëmbyer nga militantët në Siri, janë liruar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›