E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Masa për reduktimin e aksidenteve

Ministri i Transporteve Sokol Olldashi është takuar sot me presidentin e federatës ndërkombëtare të automobilizmit Zhan Tod. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, ministri Olldashi theksoi se e ka njohur zotin Tod me masat e ndërmarra nga qeveria për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe reduktimin e numrit të aksidenteve në vend.

“I bëra një panoramë zotit Tod për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, përmirësimin e kodit rrugor, rritjen e financimeve për sinjalistikën në rrugë etj ka theksuar Olldashi. Sipas ministrit, strategjia e miratuar për sigurinë rrugore ka për qëllim reduktimin e aksidenteve në masën 30-50 përqind.

Nga ana e tij, presidenti i federatës ndërkombëtare të automobilizmit Zhan Tod ka theksuar se ndihej I lumtur që vizitonte Shqipërinë dhe ishte njohur nga afër me masat e ndërmarra për reduktimin e aksidenteve
 

Ndërkohë qëllimi i vizitës së Zhan Tod në Tiranë është lançimi i dekadës se veprimit për sigurinë rrugore 2011-2020 me qëllimin kryesor shpëtimin e miliona jetëve në mbarë botën.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›