Irani: Nuk heqim dorë nga të drejtat tona
Një ditë pasi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë miratoi rezolutë lidhur me aktivtetin nuklear të Iranit, kleriku Ahmad Katami tha se kombi iranian nuk do të tërhiqet nga të drejtat e tij. “Vdekje Amerikës dhe Izraelit,- tha Katami, i cili iu kundërpërgjigj kështu kërcënimeve të amerikanëve për pasoja lidhur me aktivitetin nuklear të vendit.