Krerët e shtetit e qeverisë festojnë Pavarësinë dhe Çlirimin
Në 65-vjetorin e Çlirimit të vendit, krerët më të lartë të shtetit shqiptar kanë bërë si çdo vit homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Presidenti i Republikës, Kryeministri, Kryetarja e Kuvendit dhe disa prej ministrave të kabinetit Berisha kanë vendosur kurora me lule në monumentin “Nënë Shqipëri” në kujtim të 28 mijë dëshmorëve të rënë gjatë luftës nazi-fashiste. Nuk kanë munguar mesazhet e kreut të shtetit dhe atij të ekzekutivit dhe për 97-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. Kryeministri Berisha ka kujtuar se Festat e Pavarësisë dhe Çlirimit do të pasohen edhe nga një tjetër festë tepër e rëndësishme për shqiptarët, 8 dhjetori, ditën e Lëvizjes Studentore që detyroi krerët e regjimit komunist të shpallnin pluralizmin politik.
Pas nderimit në Varrezat e Dëshmorëve kryeministri Berisha ka zhvilluar vizita në famijet e Dëshmorëve të Atdheut Myslym Shyri e Dionis dhe Kleanthi Manastirliu.
Pas nderimit në Varrezat e Dëshmorëve kryeministri Berisha ka zhvilluar vizita në famijet e Dëshmorëve të Atdheut Myslym Shyri e Dionis dhe Kleanthi Manastirliu.