Japonia dërgon në kozmos satelitin e pestë të spiunazhit
Japonia ka dërguar në kozmos satelitin e pestë të saj të spiunazhit. Siç njoftoi një zëdhënës i qeverisë, sateliti që ka kushtuar 565 milionë dollarë, do të mbledhë informata që do të shërbejnë për qëllime politike të mbrojtjes dhe diplomatike. Shkak për dërgimin e satelitëve në hapësirë u bë programi bërthamor i Koresë së Veriut.