E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani: Nuk kërkojmë të prodhojmë armë bërthamore

"Ne jemi nënshkrues të traktatit të mos përhapjes së armëve bërthamore (TNP) dhe është e drejta jonë të kemi aktivitete bërthamore paqësore. Armët bërthamore nuk janë pjesë e mbrojtjes tonë", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Hassan Ghashgavi në një konferencë shtypi të përjavshme.
Clinton konfirmoi se ''SHBA-ja nuk do ta lejonte Teheranin të frikësojë fqinjët e tij''.

"Përpjekjet tuaja janë të kota'', iu drejtua Clinton drejtuesve iranianë gjatë një interviste në stacionin televiziv NBC.

"Ajo që ne duam, është t'u dërgojmë një mesazh atyre që marrin vendimet në Iran, për t'u thënë se nëse ata kërkojnë të pajisen me armë bërthamore me qëllim për të frikësuar dhe për të treguar fuqinë e tyre, ne nuk do t'i lejojmë ta bëjnë'', theksoi shefja e diplomacisë amerikane.

Kryeqytetet perëndimore akuzojnë Teheranin se kërkon të pajiset me armë bërthamore nën mbulimin e aktiviteteve bërthamore civile, gjë që Irani e hedh poshtë.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›