E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjoni: Të merren masa për parandalimin e aksidenteve

“LSI i bën apel se pari pushuesve shqiptarë që udhetojne këto ditë të nxehta, dhe në veçanti emigrantëve shqiptare që janë kthyer në atdhe për pushime, të tregojnë kujdes maksimal në rrugët e Shqipërisë duke respektuar rregullat e qarkullimit dhe duke iu përmbajtur kufijve të shpejtësisë në menyrë që të minimizohen shanset e aksidenteve vdekjeprurëse’, tha zëdhënësi Ralf Gjoni.

 Ai inkurajoi forcat e policisë rrugore dhe ato të ndihmës së shpejtë të tregojnë gatishmëri më të lartë dhe efikasitet në ushtrimin e detyrës duke u siguruar “për zbatimin e rregullave të qarkullimit prej motorristëve, për marrjen e masave ndëshkimore ndaj shkelesve të ligjit pa toleruar asnjë rast, si dhe për dhënien në kohë të ndihmës së shpejtë në menyrë që probabiliteti i humbjes së jetës për të aksidentuarit të reduktohet në maksimumin e mundshëm”. 

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›