E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani: Vandalët kanë sulmuar protestuesit në shesh

Teheran - “Vandalë të panjohur” mendohet se kanë hapur zjarr kundër turmës së protestuesve në Iran. Ky lajm bëhet i ditur nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Teheran, ku thuhet se nga këto sulme kanë humbur jetën disa persona.

Sot, televizioni shtetëror deklaroi se 10 persona humbën jetën gjatë përleshjeve të policisë me "terroristët" gjatë trazirave të një nate më parë në Teheran. Një zyrtar i lartë i policisë deklaroi gjithashtu se policia nuk kishte hapur zjarr.

"Press TV" njoftonte në faqen e tij të internetit se zyra e Prokurorit të Përgjithshëm kishte deklaruar se disa sabotatorë të armatosur kishin hapur zjarr mbi civilët dhe kishin vrarë disa prej tyre.

"Disa prej banorëve të Teheranit janë vrarë nga disa kriminelë të panjohur mbrëmjen e së shtunës", njoftoi "Press TV" sipas zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, ku shtohej se disa persona të armatosur të përfshirë në këtë ngjarje ishin arrestuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›