E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani i kërkon shpjegime Iranit për deklaratat

Berlin - Gjermania kërkoi sot shpjegime nga Irani për deklaratat kundër perëndimorëve. Qeveria gjermane ftoi në Ministrinë e saj të Jashtme ambasadorin e Iranit në Berlin për të sqaruar deklaratat, pasi Teherani akuzoi disa ditë më parë perëndimorët për ndërhyrje në punët e brendshme.

"Përsa i përket këtyre deklaratave nga të cilat ne kemi mbetur të habitur, ne ftuam ambasadorin iranian në ministrinë e Jashtme për të zhvilluar një bisedë, ku do t'i kërkojmë shpjegime për deklaratat e bëra'', deklaroi zëdhënësi i zëvendës ministrit të Jashtëm, Andreas Peschke.

Përveç të tjerash, sekretari i Shtetit i Punëve të Jashtme, Gernot Erler hodhi poshtë akuzat a e bëra nga Teherani.

"Ne nuk duhet të biem preh e kërcënimeve të Iranit'', theksoi ai në një intervistë për radion rajonale ËDR.

Ahmedinexhad akuzoi SHBA-në dhe Britaninë e Madhe për ndërhyrje në punët e brendshme iraniane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›