E Diel, 1 Nëntor 2026

Avioni australian humbet lartësi, plagosen 7 pasagjerë

Peth - Një avion Airbus 330 i kompanisë “Qantas Airlines” humbi papritur lartësi pas ndeshjes me turbulenca. Të paktën shtatë pasagjerë të avionit australian u plagosën, pasi nuk kishin vendosur as rripat e sigurimit gjtë kohës që po udhëtonin mbi Malajzi. Avioni me 219 pasagjerë ishte nisur nga Hong Kongu dhe do të zbriste në Peth të Australisë.

Sipas zyrtarëve të kompanisë zbritja e menjëhershme ishte e barabartë me lartësinë e një godine 30 kateshe. Qeveria australiane urdhëroi fillimin e hetimeve për këtë ngjarje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›