E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani-Jordani, marrëveshje për programin bërthamor

Londër - Britania e Madhe dhe Jordania nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi për programin bërthamor civil. Nënshkrimi i marrëveshjes është konfirmuar nga ministri britanik i Punëve të Jashtme, David Miliband, i cili përshëndet transparencën e Jordanisë në këtë fushë. Marrëveshja u arrit gjatë vizitës së mbretit Abdallah II në Londër, ku u takua me kryeministrin Gordon Brown.

"Nëse ne dëshirojmë që bota të bëhet një ekonomi me nxjerrje të pakta të CO2, duhet që programi bërthamor të përfaqësojë një pjesë të mirë të energjisë. Por ky zhvillim duhet të bëhet me një siguri të lartë dhe Britania e Madhe është e kënaqur të bashkëpunojë me Jordaninë për këtë qëllim'', nënvizoi Miliband.

Marrëveshja u nënshkrua mes ministrit britanik të Punëve të Jashtme dhe homologut jordanez Nasser Judeh, ndërkohë që mbreti Abdallah II u takua paralelisht me kryeministrin britanik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›